Ylli i ri i muzikës El Shqipo vjen me ‘Madame’

69841846_422247565099317_2258166338197389312_n

Mark Berisha apo i njohur me emrin e artit El Shqipo ka lindur dhe është rritur e madje jeton në Shtutgart të Gjermanisë. Fillimet e tij të para në jetën artistike kanë qenë para 7 viteve përmes një ideje më interesante ku ai ka realizuar një vallëzim në një pinishte (baustelle) me këngën ‘Nuse’. Kjo video morri një numër të madh klikimesh ndërkohë që ai vazhdon të punojë në muzikë dhe si bashkëpunëtorë ka zgjedhur producentin Beni Xhemas nga Austria. Deri më tani El Shqipo ka realizuar e publikuar disa këngë ndërkohë që projekti i fundit ‘Madame’ e ka motivuar që ai të vazhdojë edhe më tej por në mënyrë shumë profesionale në skenën muzikore.