Shkëndija shkatërron Renovën, Vardari me Shkupin ndahen me barazim

Shkendija

Shkëndija ka fituar derbin tetovar përballë Renovës me rezultat 6:1 në ndeshjen e luajtur në kaudër të xhiros së 15-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Golat për kuqezintjë në këtë derbi lokal i realizuan Imeri, Alimi, Besart Ibraimi, Agim Ibraimi, Fazli dhe Totre, përderisa golin e nderit për Renovën e gjeti Selmani.

Shkupi - Vardari

Ndërkohë derbi i kryeqytetit ndërmjet Vardarit dhe Shkupit nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1. Golin për Vardarin e realizoi Zhunior, ndërsa barazimin e solli Lamin. Struga Trim Lum ka arritur të merr barazim në Strumicë, duke mbyllur takimin me Akademia Pandevin me shifra 1:1, ndërsa Boreci ka barazuar pa gola përballë Sileksit. Xhiroja e radhës në elitën e futbollit vendor do të zhvillohet të mërkurën.