Juventus me dy mungesa ndaj Atletikos

YJ-770x470.jpg

Cristiano Ronaldo do jetë gati për Juventusin, në sfidën e radhës kundër Atletiko Madrid. Portugezi me shumë mundësi do jetë në fushë, pasi mungoj ndaj Atalantës për arsye disiplinore. Ai që nuk ia ka dalë që të rikuperohet është Douglas Costa, që do i duhen diku te 15 ditë për rikuperimin e plotë.

Sot do shikohet gjendja e Bernardeschit dhe De Light. Nuk dihet me siguri nësë do jenë apo jo, por Sarri nuk dëshiron të rrezikojë. Ekipi nga Torino ka arritur të kualifikohet për me tej në Champions dhe nuk ka asnjë arsye se përse të ngutet. Madje, Sarri po mendon që t’i lejë disa nga titullarët pushim pasi shumë e rëndësishme është ndeshja në fundjavë kundër Sassuolos.