Nuk përmbahet Dua Lipa! E ‘ha me puthje’ të dashurin në tapetin e kuq

Screenshot_1-70-600x360.jpg

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa mori pjesë mbrëmjen e djeshme në “American Music Awards”, ku u shoqërua nga partneri i saj, Anwar Hadid. Dua ishte veshur me një fustan rozë dhe dukej si Barbie ndërsa Anwar dukej elegant me kostumin e zi.

Ky është debutimi i parë i çiftit në një tapet të kuq dhe shkoi si mos më mirë pasi ata dhuruan edhe një puthje në publik.

“Ai është kaq i bukur apo jo?”, i tha Dua gazetarëve dhe çifti më pas u puthën.

Dua Lipa performoi “Don’t start now” në skenën e “American Music Awards”.