Bebe Rexha braktis turin dhe fluturon drejt Shqipërisë

11111111-1.jpg

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha ka lajmëruar se do të braktisë turin e koncerteve me ‘Jonas Brothers’ dhe do të vijë personalisht në Shqipëri për të dhënë ndihmë për të prekurit nga dëmet që ka shkaktuar tërmeti.

Përmes një video-mesazhi në Instagram, këngëtarja ka njoftuar se ka hapur një llogari në “gofundme” dhe do të vijë në Shqipëri që të sigurohet që çdo qindarkë të shkojë për të prekurit nga fatkeqësia.

“Do t’i jap personalisht të prekurve ushqim, ujë, e do t’i ndihmoj të rindërtojnë shtëpitë,” thotë Bebe.

Ndërkohë, në shkrimin krahë postimit thekson: “Do të sigurohem që paratë të përdoren siç duhet”.

https://www.instagram.com/p/B5Yi54pl2DG/?igshid=1crlcunjmzyb4