Jurina: Ndaj Shkëndijës për tre pikë, shpresoj të shënojë sërish

Jurina

Të dielën luajmë si mysafirë në Tetovë përballë KF Shkëndijës në kuadër të xhiros së 17-të në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Triumfi bindës 3:1 ndaj Akademia Pandevit në mesjavë, i ka dhënë ekipit vetëbesim dhe me ambicie triumfi udhëtojmë edhe drejt Tetovës.

“Shkëndija është një nga skudrat kualitative në Maqedoni. Por ne pas triumfit ndaj Akademia Pandevit që morëm në mesjaë, shkojmë edhe të dielën për të marrë edhe tri pikë tjera. Në ndeshjen e parë të luajtur këtu në Çair, kemi treguar karakter, kemi treguar se jemi ekip serioz dhe ndaj secilit ekip mund të luajmë. Unë do të mundohem të jap maksimumin tim të ndihmojë ekipin, por edhe të shënoj gol”, tha sulmuesi Marin Jurina për kanalin zyrtar të klubit.