Këngëtarët mblidhen në Shkup për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti

KENGTARET

Një konferencë shtypi dje mblodhi artistët e njohur në një vend.

Qëllimi i konferencës së thirrur nga Altuna Sejdiu në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Maqedonisë së Veriut, ishte ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.

Ekipi i emisionit “Mirage” ishte i pranishëm në atë konferencë, për të parë se çfarë thanë të pranishmit, mesin e të cilëve ishin edhe Big Mama, Firi, Lori, e të tjerë.

Aty u bë e ditur edhe shifra e parave që është grumbulluar si dhe u bë thirrje për të ndihmuar qytetarët që po kalojnë ditë të vështira.