Maradona drejt kthimit në Spanjë, këtë herë si trajner

15750332475308-600x360

Klubi spanjoll Elche pritet të blihet nga agjenti i futbollit Christian Bragarnik, i cili e ka klient Diego Maradonan. Kjo gjë i ka nxitu spekulimet se legjenda argjentinase mund ta marrë postin e trajnerit të klubit spanjoll Elche.

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Diego Maradona kishte luajtur për Barcelonën dhe Sevilla në Spanjë. Megjithatë, ai ende nuk e ka kryer detyrën si trajner në këtë vend, por ëndërron që një ditë ta bëjë këtë, transmeton Gazeta Express.

Në emisionin “El Chiringuito de Jugones” u pretendua se Maradona mund të kthehet në Spanjë sërish, por këtë herë në postin e trajnerit të Elches.

Persona të afërt me Maradonan kanë thënë për Marcan se përderisa do të jetë e vështirë të arrihet një marrëveshje të tillë, asgjë nuk është e pamundur, veçanërisht jo në botën e Diego Maradonas, ku gjithçka mund të ndryshojë shumë shpejt.

Para një jave, më 22 nëntor, Maradona u pajtua të kthehet në postin e trajnerit të Gimnasias deri në fund të sezonit, vetëm 48 orë pasi kishte dhënë dorëheqje shkaku i ndryshimeve në postin e presidentit. Tani, ai shpreson ta shpëtojë Gimnasian nga rënia nga liga.

Edhe pse Maradona është për momentin i përkushtuar te puna e tij aktuale, nuk është e pamundur që ai të largohet nga ai post për Elchen.

Argjentina i ka dy arsye për t’u larguar nga Gimnasia: mostransferimi i lojtarëve që ai i ka kërkuar dhe marrja e një oferte më të mirë diku tjetër. /Gazeta Express/