Mourinho i “shkel” syrin, BALE përgatit rikthimin në ishull

bale-3-770x470

Kalimi i pankinës në dorën e Mourinho ka sjellë zhvillime të reja në kampin e Tottenham. Sipas raportimeve të fundit që vijnë nga ishulli, pranarët e “Spurs” janë duke menduar të rikthejnë në ekip Gareth Bale. Ylli uellsian nuk po gjen hapsirën e duhur te Real Madrid, me Zidan që nuk e sheh si zgjidhje të parë.

Mourinho dëshiron të punojë me anësorin e sulmit, duke e parë pikë kyçe për Tottenhamin e ardhshëm. Për Bale ky është një lajm i mirë, pasi 30 vjeçari asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Londër. Interesim për të ka treguar edhe United duke hedhur hapa konkretë. Me “Special One” në pankinën e “Spurs”, për Bale zgjedhja do të sihte e lehtë.