Me 15 dhjetor ylli i madh zbarkon në “San Siro”

ac-milan

Milani fillon të besojë seriozisht dhe Zlatan Ibrahimoviç nuk ka qenë kurrë aq afër të kthehet për të veshur ngjyrat e kuqezinjve.

Oferta e vënë në tryezë nga Mino Raiola nga zyrtarët që punojnë në tregun e klubit është më e favorshme për sa i përket ekonomisë në shesh dhe tani do të jetë në dorën e sulmuesit suedez vetëm që të marrë vendimin përfundimtar për të ardhmen e tij,përcjell ORAinfo.

Sidoqoftë, ekziston edhe një detaj i zbuluar nga Corriere della Sera dhe ka të bëjë me datën e mundshme të njoftimit për kthimin e madh të Ibrës në Milano.

Sipas gazetës Milanese, në fakt, Milani ëndërron të jetë në gjendje të njoftojë blerjen dhe t’ia paraqesë botës Rossonerëve më 15 dhjetor me rastin që Fondi Elliott po planifikon për ditëlindjen e 120 të klubit./ORAinfo/