Shtyhet ndeshja Monako-PSZH për shkak të motit të keq

MONAKO - PSZH

Shkak është bërë moti i keq, me reshje të shumta shiu, që ka pllakosur në principatën e Monacos ditët e fundit ,duke bërë të pamundur zhvillimin normal të takimit.

Vendimi është marrë nga Ministria e Brendshme e Principatës së Monacos, ndërsa në orët në vijim pritet një takim ku do vendoset data kur do rikuperohet ndeshja.