Banorët e Durrësit i kthehen normalitetit, zbukurojnë bredhin e festave të fund vitit

bredhi

Durrësi është qyteti që është tronditur më shumë nga tërmeti që ra ditën e martë në mëngjes, ku la edhe dhjetëra viktima.

Ndonëse akoma janë të pranishëm gjurmët e tërmetit, banorët po mundohen që të vazhdojnë jetën aty ku e lanë para tërmetit.

Disa banorë në lagjen 18-të, kanë vendosur që të zbukurojnë bredhin e festave të fundvitit

Një banore u shpreh për gazetaren Anila Hoxha: Kaluam gjithë atë tmerr, por prapë mbijetuam. Ja hodhëm tani më tërmetin, jeta vazhdojnë.