Agim Ademit i rrezikohet pozita e kryetarit në FFK

Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi i është kundërpërgjigjur Arianit Ahmetit, pasi ky i fundit paralajmëroi se ka mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e tij. Ahmeti, i cili nga 1 janari i vitit 2017 e mban postin e zëvendës-sekratit të FFK-së dhe ka konfirmuar për kandidimin e tij për kryetar të FFK-së. Ndërkohë, kryetari i këtij organi Agim Ademi, i kontaktuar nga lajmi.net, ka thënë se nuk është në dijeni për këto nënshkrime por nëse është e vërtetë, ai e pranon vullnetin e delegatëve.

“Nuk e di, nuk ka asgjë zyrtare për këto nënshkrime. Por nëse është ashtu, unë do ta respektojë vendimin e delegatëve”, tha fillimisht i pari i Federatës për lajmi.net. Delegatët janë ata që zgjedhin postin e kryetarin dhe vetëm ata mund të vendosin nëse unë duhet të shkarkohem. Cilido të jetë vendimi i tyre, unë jam i gatshëm ta pranojë”, përfundoi Ademi.

Kujtojmë se në mediet kosovare raportohej qysh para një jave se Arianit Ahmeti veçse ka filluar të kontaktojë delegatët e klubeve kosovare, duke i kërkuar nënshkrimet e tyre për kandidimin e postit të kryetarit në FFK. KF Dukagjini nga Klina ishte klubi i parë që reagoi, duke thënë se ata e mbështesin plotësisht kryetarin e tanishëm dhe nuk do bien ”pre e asnjë individi dhe grupacioni të caktuar dashakeq”, duke aluduar te Ahmeti.