Bebe Rexha tregon edhe shtëpinë e dytë që do ta rindërtojë

bebe rexha

Bebe Rexha publikon pamje të një shtëpie tjetër të shkatërruar.

Bebe Rexha, artistja e njohur ndërkombëtarisht, arriti sot në Shqipëri me një mision humanitar.

Artistja e madhe e skenës po u del në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Këngëtarja e famshme deklaroi para mediave shqiptare se do të ndihmojë dy familje me ndërtimin e shtëpive. Po ashtu, po planifikon të ndërtojë edhe një shkollë, që do t’u shërbejë brezit të ri.

Fillimisht qëndroi pranë familjes së Musa Dacit në Bubq.