Sela: BDI-në do ta dërgojmë në opozitë pas 12 Prillit

Sela

Opozita e vërtetë s’është Aleanca për Shqiptarët, por çdo qytetar. Ne synojmë ta bëjmë fitues çdo shqiptar. Nuk e kërkojmë pushtetin sepse flasim bukur, por sepse duam të udhëheqim me përgjegjësi dhe të japim llogari për veprat tona. Jemi të gatshëm të marrim përgjegjësi. Jemi të gatshëm dhe po bëjmë përpjekje që fitoren ta garantojmë bashkë edhe me subjekte tjera. BDI-në do ta dërgojmë në opozitë pas 12 Prillit. Kështu është shprehur, lideri i ASH-së, Ziadin Sela në takimet me banorët e fshatrave të komunën së Likovës.
Ai gjithashtu ka ftuar banorët e këtyre anëve që ta mbështesin Aleancën për Shqiptarët me qëllimin që të arrij era e ndryshimit edhe në Maqedoninë e Veriut. (INA)