17 vjeçari në Tetovë e pëson keq nga qentë endacakë

qente.jpg

17-vjeçari nga Tetova dje është sulmuar nga qentë endacakë. Ai rastin e ka paraqitur në policinë lokale ku ka bërë të ditur se dje në mëngjes rreth orës 07 e 30 minuta, duke shkuar në shkollë në rrugën ,,Gjoce Stojçeski,, në Tetovë, ka qenë i sulmuar nga një tufë qen të pastrehë, prej të cilëve njëri e ka kafshuar në këmbën e majtë, transmeton Flaka. I njëjti ndihmë mjeksore ka kërkuar në Spitalin klinik të Tetovës.