Çmenduri nga nxënësit në Maqedoni, publikojnë video në Instagram duke thyer dyert dhe bankat e shkollës

Screenshot_1-1.jpg

Disa nxënës maqedonase kanë hapur një profil në “Instagram”, në të cilin i publikojnë sipas tyre, videot më të çmendura nëpër shkolla, duke djegur banka, thyer derë dhe dritare dhe demoluar enterierin nëpër klasa.

Në përshkrimin e profilit thuhet: “Videot më të çmendura në shkollë. Nëse dëshironi edhe video juaj të publikohet, na dërgoni në mesazh. Bashkangjitu në armatën e 15 mijë vagabondëve”.

Mediumet maqedonase shkruajnë se gjatë realizimit të “videove të çmendura”, vihen në rrezik shëndeti dhe jeta e nxënësve tjerë. Disa nga videot e publikuara janë marrë edhe nga vendet e huaja, por në disa mund të vërehet se janë në shkollat e Maqedonisë, pasi nxënësit flasin në gjuhën maqedonase.

Problemi është se ky grup në Instagram rritet çdo ditë, ndërsa adminët e këtij profili bëjnë thirrje që nxënësit të inçizojnë video të tilla dhe t’ua dërgojnë për publikim.

Në disa video shihet se si nxënësit me qëllim i thyejnë karriget, bankat dhe i hedhin nga dritarja. Ndërsa qeshin derisa incizojnë.

Nga Ministria e Arsimit thonë se nuk janë të informuar se ekziston një grup i tillë në rrjetet sociale, por potencojnë se për kodeksin dhe rendin nëpër shkolla, kujdesen drejtorët.