Hiqet ndalim-qarkullimi për mjetet e rënda në aksin Gostivar-Kërçovë

Strazh_bore

Ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese në aksin rrugor Gostivar-Strazhë-Kërçovë dhe anasjelltas, prej mbrëmë në mesnatë është hequr, informojnë nga LAMM.

Për shkak të reshjeve intensive të borës dje në orën 18:20 për arsye parandaluese u vendos ndalesë për kamionë në aksin rrugor Mavrovë-Dibër dhe Gostivar-Strazhë-Kërçovë.