Ibrahimovic nxit spekulimet: Shihemi së shpejti në Itali

zlatan-ibrahimovic-la-galaxy-mls-03312019_17y4xnmiyzg1z1c3vgqtgormzk-600x360

Zlatan Ibrahimovici pothuajse se e ka konfirmuar destinacionin e tij të radhës, duke lënë të kuptohet se ai do ta vazhdojë karrierën e tij si futbollist duke u kthyer në Serinë A italiane.

38-vjeçari ka qenë agjent i lirë që kur u bë e ditur se kontrata e tij me klubin amerikan LA Galaxy ka marrë fund. Pas këtij lajmi, shumë klube në Evropë u aktivizuan për t’i siguruar shërbimet e suedezit, transmeton Gazeta Express.

Klubet italiane kanë shfaqur më së shumti interesim, pasi që edhe Milani e edhe Napoli konsiderohet dy favoritët për ta transferuar atë. Tani, Ibrahimovici ka sugjeruar se Serie A do të jetë ndalesa e tij e radhës.

“Do t’i bashkohem një klubi që duhet t’i kthehet ecurisë së fitoreve, që duhet ta rigjallërojë historinë e vet dhe që është në betejë të vazhdueshme kundër të gjithëve dhe gjithçkaje”, ka thënë Ibrahimovic për GQ Italia.

“Kjo është mënyra e vetme se si unë mund ta gjejë motivimin e nevojshëm për t’iu habitur të gjithëve sërish. Nuk ka të bëjë vetëm me zgjedhjen e një skuadre, ka shumë faktorë të tjerë që luajnë rol të madh, si interesi i familjes sime”.

“Do të shihemi në Itali së shpejti”.

Ibrahimovici kishte luajtur më parë edhe për Interin e edhe për Milanin, duke e fituar katër herë titullin e kampionit të Serisë A gjatë karrierës së tij me këto dy klube gjigante të Italisë. /Gazeta Express/