Kryeministri spanjoll i premtoi Zaevit se së shpejti do të ratifikohet Protokolli në Spanjë

zaev

Zoran Zaev, kryeministri  I Maqedonisë së Veriut deklaroi se ka fituar garancë nga kryemiistri spanjoll Pedro Sançez se së shpejti në Spasnjë do të ratifikohet Protojolli për anëtarësimin e RMV-së në NATO, transmeton Portalb.mk.

“Vendi i fundit, Spanja do të deponon ratifikimin e Protokollit për anëtarësimin e vendit tonë si anëtarë në NATO. Për këtë mora konfirmim absolute nga kryeministri spanjoll Sançez”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

“Këto dy ditë në Londër, kur Maqedonia e Veriut është paraqitur në nivel më të lartë qeveritar në Takimin e liderëve të NATO-s me rastin e 70 vjetorit të Aleancës, realizohet ëndrra, ëndrra e përbashkët e suksesit kombëtar të të gjithë qytetarëve tanë. E ardhmja e Maqedonisë së Veriut ka adresë. Në atë adresë është shkruar siguria e përhershme dhe siguria e vendit dhe e qytetarëve. Ajo adresë është Selia kryesore e NATO-s në Bruksel”, ka thënë Zaev.

Ai shprehet se në takimet me Boris Johnson dhe Justin Trudea konfirmohet se NATO është aleanca më e sigurt ushtarake.

“Ky sukses i brezave të vendit tonë le të jetë nxitje për BE-në ta përmirësojë gabimin në raport me fillimin e negociatave për anëtarësim, ndërsa për ne gjithë në shtëpi le të jetë nxitje që më fortë t’i vazhdojmë reformat dhe ta bëjmë vendin më të mirë për jetesë”, ka thënë Zaev.

Përndryshe, në Londër u zhvillua takimi i Këshillit Veriatlantik (NAC) të shefave të shteteve dhe/ose të qeverive, në të cilën merr pjesë edhe Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, zëvendëskryetarja në Qeveri dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendëskryetari në Qeveri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Me pjesëmarrje në takimin e liderëve të vendeve anëtare, vendin ynë përfaqësohet në nivel më të lartë në punën e organeve të Aleancës, dhe konfirmon përcaktimin për ndarjen e tërësishme të principeve për siguri të përbashkët dhe për ndërtimin e marrëdhënieve të fuqishme transatlantike me aleancën më të fuqishme politike dhe ushtarake të bazuara në vlera demokratike, si bazë për prosperitet të përbashkët dhe për përparim të vendeve anëtare.