Kuvendi sot do të debatojë për autenticitetin e Ligjit pët Falje

download

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sot në orën 14 është caktuar seanca e Komisionit Ligjvënës-Juridik në të cilën duhet të debatohet për Kërkesën për dhënien e interpretimit autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje, të parashtruar nga deputetët Sashko Kostov dhe Dime Vellkovski.

Qeveria dje dha dritë të gjelbër dhe e dorëzoi deri te Kuvendi mendimin për interpretim autentik të nenit 11 të Ligjit për Falje, pas çka spikeri i Kuvendit Talat Xhaferi e dorëzoi te kryetarja e Komisionit Ligjvënës-Juridik Sonja Mirakovska.