Lajmi i madh për Serie A, Guardiola dhe Messi te Milani

mesi-guariolaa

‘Çmenduri’ në Serie A, Guardiola dhe Messi te Milani.

Vazhdojnë artikujt e gazetës prestigjioze italiane “La Repubblica” mbi marrëveshjet e fshehura mes Elliott dhe Bernard Arnault, francezit multimiliarder që zotëron grupin “LVMH” mes markave në pronësi, Luis Vuitton, Fendi, Moet dhe Chandon, Tiffany.

Edhe pse kanë ardhur vetëm përgënjeshtrime nga grupi në fjalë, mbi një interesim, gazeta këmbëngul se një pakt i fshehur është duke u konsumuar mes Arnault dhe Gordon Singer. Plani ambicjoz i Arnault duket vërtet i jashtëzakonshëm.

Messi dhe Guardiola! Arnault, që ajkën e ka një markë, ka vendosur që të kthejë bashkë, në bankinën e Milanit, trajnerin që bëri të madh Barcelona dhe futbollistin fitues të gjashtë Topave të Artë. Plani “B” janë Jurgen Klopp dhe Kylian Mbappe!

Duket si një ëndërr deri tani, sigurisht, por tifozët kuqezi shpresojnë që vërtet Arnault të marrë Milanin.

Sakaq, Elliott përgënjeshtron, por Arnault është duke pritur çështjen e stadiumit, që është thelbësor që ai të investojë te kuqezinjtë për ta rikthyer në majën e botës.