Mbrojtja e biznesmenit Kiçeec nuk e ka pritur dënimin prej tre vite burg

mbrojtja.jpg

Për mbrojtjen e Zoran Milevskit, vendimi që ai të dënohet me 3 vite burg nuk ishte i pritshëm. Avokati Aleksandar Novakovski, raporton SHENJA, tha se sapo të marrin vendimin në formë të shkruar, do të ankimojmë të njëjtin.
“Ne si mbrojtje nuk dëshirojmë të komentojmë shumë, që të mos dëmtojmë të akuzuarit e tjerë dhe mbrojtjen e tyre. Ne nuk jemi të kënaqur nga ky vendim, kemi pritur vendim me kusht, por vetëm sa të marrim vendimin në formë të shkruar, do të ankohemi. Nuk e dimë për prokurorinë se a do të bëjë ankesë, mirëpo ne si mbrojtje nëse ankohemi nuk ekziston mundësia për rritje të viteve burg, mund të ketë ulje ose vendim të njëjtë, ndërsa nëse ankohet prokuroria atëherë mund të ketë vendim për më shumë vite burg”, deklaroi Novakovski.
Novakovski sa i përket mundësisë që klienti i tij të thirret si dëshmitarë në rastin “Zhvatja”, ai tha se nuk e sheh të arsyeshme këtë gjë.