Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person i cili me pasaportë të falsifikuar ka tentuar që përmes aeroportit të Prishtinës të udhëtoj për në Bazel të Zvicrës.
I dyshuari mashkull shqiptar thuhet se kishte pasaportë sllovene e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.