Një pjesë e Çairit dhe katër fshatra të Shkupit nesër pa energji elektrike

energji-780x380

Shfrytëzuesit e rrugës “Serava”, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Xhon Kenedi”, “Kemal Sejfulla” dhe “Kemal Ataturk” në komunën e Çairit nesër nga ora 08:10 deri në orën 10:30 do të mbesin pa energji elektrike.

Nga ora 09:00 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbesin edhe shfrytëzuesit e fshatrave Sonje e Poshtme, Govërlevo, Çiflik dhe Satapetkë.

Siç informojnë nga Qendra rajonale për menaxhim me krizat të qytetit të Shkupit, arsyeja e ndërprerjes së energjisë elektrike është kryerja e punëve teknike të planifikuara në elektro-sistemin e Qytetit të Shkupit nga ana e ekipeve të SHA “EVN Maqedoni”.