Pas mosmarrëveshjes me gruan, ia vë flakën shtëpisë

650115-original-1024x680_1428-600x360

Policia në Prizren ka arrestuar një person i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten, ia ka vënë flakën shtëpisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Prizren, ku i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit në momentin kur është përleshur me bashkëshorten, e më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

Policia në raportin 24 orësh bën të ditur se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Express/