Presidenti Pendarovski priti një delegacion të Odës së ndërmjetësueseve

pendarovski

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, sot priti një delegacion të Odës së ndërmjetësuesve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga kryetari Sllave Mlladenovski.

Siç kumtojnë nga kabineti i presidentit, në takim Mlladenovski e ka informuar presidentin Pendarovski për aktivitetet konkrete të Odës dhe të ndërmjetësuesve, të cilët, ka potencuar, janë vend i vërtetë për mbrojtjen e interesit të qytetarëve.

“Oda ekziston tashmë dy vjet, ndërsa Maqedonia e Veriut është në vendin e parë në rajon sipas numrit të kontesteve të zgjidhura në procedurë të besueshme dhe ekonomike. Numër më i madh i kontesteve të zgjedhura në rrugë të ndërmjetësimit, sjellin dobi ekonomike, efikasitet dhe shpejtësi në zgjidhjen e kontesteve, kursim në buxhetit e qytetarëve dhe të shtetit dhe uljen e nivelit të konflikteve në shoqëri”, qëndron në kumtesë.

Presidenti Pendarovski e ka potencuar rëndësinë e ndërmjetësuesve si bartës të të drejtave demokratike për qasje në gjyqësi jashtë gjykatave, duke siguruar zbatimin e parimit të sundimit të së drejtës dhe qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë dhe respektimin e standardeve evropiane në zbatimin e ndërmjetësimit në shtet.