Rekord gjobash në Tetovë, për një muaj afër 1600

policia-714x420.jpg

Gjatë muajit nëntorë të këtij viti, pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, në rajonin më të gjërë të Tetovës, gjithsej kanë zbuluar dhe në mënyrë adekuate kanë sanksionuar 1563 shkelje në komunikacion, njofton Flaka. Për shkak të konstatimit të shkeljeve të ndryshme, sipas Ligjit për siguri në trafik dhe rrugë dhe Ligjit për automjete, nga trafiku kanë qenë të larguar 181 vetura. Shkeljet e muajit të kaluar, kanë qenë të rrumbullaksuara me 634 fletpagesa për kundërvajtje dhe 577 fletpagesa të detyrueshme për kundërvajtje, si dhe me 347 vërejtje me shkrim. Gjatë nëntorit të këtij viti, përkohsishtë janë konfiskuar 145 patenta shoferi dhe 117 leje qarkullimi (libreza), kurse shërbimi komunal i marimangës gjithsej ka ngritur 336 vetura të keqparkuara apo parkime të paregullta.