Tre vite burg për Zoran Milevski-Kiçeec për rastin “Reket”

tre-vite-burg-per-zoran-milevski-kiceec-per-rastin-reket_5de79b5d333e9.jpeg

Zoran Milevski-Kiçeec, i akuzuar në rastin “Reket”, pasi e pranoi fajin dhe aktakuzën e Prokurorisë për krim të organizuar, para disa çasteve në Gjykatën Penale të Shkupit, u dënua me tre vite burg. Gjatë shqiptimit të aktgjykimit u tha se Kiçeecit, i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në paraburgim.

Ndryshe, i akuzuari i parë Bojan Jovanovsko-Boki 13 dhe e akuzuara e dytë Katica Janeva, nuk e pranuan fajin dhe procesi gjyqësor ndaj tyre vazhdon më 6 dhjetor.