VAR do të ketë në ndeshjen Maqedoni-Kosovë

var

Përballja e play off-it të Ligës së Kombëve mes Maqedonisë dhe Kosovës, pritet të zhvillohet në Shkup dhe në stadiumin “Todor Proeski”. Arsye për një gjë të tillë është se UEFA sot ka marrë një vendim të bujshëm. Qeveria e futbollit evropian ka rënë dakord që të fusë sistemin VAR në fazën “play-off” të Euro 2020, me sfidat që luhen në muajin mars. Instalimi i pajisjes VAR në një stadium është rreth 250 mijë euro, të cilët do të shkojnë në shpinë në organizatorit të ndeshjes në muajin mars. Ndërkohë UEFA sqaron se po mendohet seriozisht edhe përfshirja e VAR-it edhe në kualifikueset e Botërorit 2022, gjithmonë për sa i përket Evropës.