Vedat Muriqi rikthehet me gol dhe asist te Fenerbahçe (VIDEO)

muriqi

Vedat Muriqi është rikthyer në mënyrën më të mirë në fushat e futbollit, pas pauzës prej më shumë se 3 javë që kishte, që nga ai lëndimi në ndeshjen kampionale kundër Kasimpasha, shkruan “infOSport.mk”.

Muriqi sonte në ndeshjen e 1/16 së finales kundër skuadrës së Istanbulspor shënoi një gol në fitoren 4:0, ndërsa gjithashtu asistoi edhe në shënimin e golit të dytë të shënuar nga ana e Kadiogllu.

Ndryshe Muriqi realizoi golin e tretë në minutën e 71-të, falë asistit të mrrekullueshëm nga ana e Turuç, autorit të golit të parë në këtë ndeshje.

Përveç Muriqit, Turuç dhe Kadiogllut, një gol tjetër për Fenerbahçen ndaj Istanbulspor realizoi edhe Zajc.

Ndeshjen e kthimit ndaj Istanbulsporit, Fenerbahçe e Vedat Muriqit do ta zhvillojë me 18 dhjetor.