Femrat që i lyejnë flokët shpesh, janë 9% më të rrezikuara nga kanceri i gjirit

lyerja e flokeve

Femrat, të cilat i lyejnë flokët vazhdimisht, janë më të rrezikuara nga kanceri i gjirit, shkruan Dailymail, transmeton Express.

Hulumtuesit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit, ka vëzhguar 50.000 femra për tetë vite. Sipas të dhënave femrat, që vazhdimisht përdorin ngjyrues permanent të flokëve, ishin 9% më të rrezikuara të zhvillojnë kancerin e gjirit, në krahasim me ato që nuk i lyejnë flokët.

Hulumtuesit kanë thënë se kimikalet, që gjenden në këta ngjyrues kanë tendencë të hyjnë në lëkurë përmes skalpit dhe të kalojnë në qarkullimin e gjakut për një kohë shumë të shkurtër. Ata gjithashtu thonë se shmangia e këtyre kimikaleve është një metodë tjetër, që gratë mund ta përdorin për të zvogëluar rrezikun e kancerit të gjirit.

Sipas Institutit Kombëtar të Kancerit në Britaninë e Madhe, në ngjyrues të flokëve janë prezentë mbi 5.000 lloje të substancave kimike, disa prej të cilëve janë karciogjenike. Këto substance kimike ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejt në organizmin e njeriut.

Rreziku i një personi për të zhvilluar një lloj të kancerit, varet nga kohëzgjatja dhe mënyra e ekspozimit ndaj këtyre kimikaleve.

Ky studim është publikuar në revistën  “International Journal of Cancer” në Britaninë e Madhe. /Express