I hoqën titullin se ishte nënë, Miss Ukraina padit kompeticionin Miss World

miss

Veronica Didusenko u shpall Miss Eorld, por Missi nga Ukraina u detyrua të heq dorë nga titulli i saj pasi organizatorët zbuluan që ajo ishte e divorcuar dhe kishte një fëmijë.

Rregullat e Miss World që zbatohen në çdo shtet që merr pjesë thonë se vajzat që marrin pjesë nuk duhet të jenë të martuara, të kenë fëmijë apo të jenë të divorcuara, kjo sipas organizatorëve të mos ndikojë në mungesën e nënës për fëmijët e vegjël pasi Misset e shpallura duhet të udhëtojnë në gjithë botën.

Gjithsesi Miss Ukraina do të padis këtë kompeticion botëror për diskriminim duke shpresuar që konkursi të ndryshojë rregullat dhe të lejohen të gjitha vajzat pa dallime të tilla.