Afrim Gashi, pjesëmarrës në Forumin Transatlantik të NATO-s në Uashington

FB_IMG_1575983380484.jpg

Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, po merr pjesë në Forumin e 19-të Transatlantik Parlamentar të NATO-s, që po mbahet në Uashington.

Me këtë rast Gashi ka pasur pjesëmarrje aktive në këtë Forum, ndërsa në margjinat e tij ka realizuar takime të rëndësishme me personalitete të larta të politikës botërore, në të cilat ka shprehur falënderim për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, ndërsa ka theksuar edhe rolin e tij dhe të Alternativës në mbështetjen e këtij procesi me rëndësi historike për vendin dhe për shqiptarët.