Alarmohet Maqedonia, nga ndotja e ajrit hospitalizohen 75 fëmijë

11-16-56-ndotja-696x464.jpeg-696x430-600x360.jpg

Aktualisht 75 fëmijë janë në spitalin Kozle dhe dhjetëra tjerë po trajtohen çdo ditë në ambulancë. Drejtori i Kozles, Andonovski, thotë se ky numër i fëmijëve është i zakonshëm për këtë periudhë. Ai nuk mund të konfirmojë nëse sëmundjet janë shkas i drejtpërdrejt nga ndotja e ajrit, por jep këshilla që prindërit duhet të bëjnë, kur ndotja bëhet alarmante.

“Fëmijët me të vërtetë duhet të nxirren në ajër më të pastër, qoftë në mal, liqen. Ne nuk mund t’i mbajmë fëmijët në një kuti qelqi dhe t’i izolojmë plotësisht, megjithatë, përdorimi i vitaminave, rritja e konsumit të kalorive dhe mineraleve te këta fëmijë duhet të jetë më e denjë. Tani, për momentin, ne as nuk mund të themi me siguri se saktësisht ndotja është arsyeja e numrit në rritje me sëmundje të mushkërive”, deklaroi Angelço Andonovski, Drejtor i ISHP “Kozle”.