Nuk është e lehtë, Beyonce tregon dhimbjen nga abortet

beyonce

Gjatë intervistës së saj për Elle, Beyonce foli për shumë aspekte për jetës së saj dhe ndër të tjera, rrëfeu për dhimbjen që i shkaktuan abortet.

Beyonce tha se kërkimi për qëllimin e jetës u bë “shumë më i thellë” pas lindjes së vajzës së madhe, Blue Ivy. Gjatë gjithë kësaj periudhe diva e pop-it tha se mësoi sa e rëndësishme është të shohësh bukurinë e brendshme.

E pyetur nëse u ndje e zhgënjyer kur s’mori disa çmime për “Lemonade” dhe “Homecoming”, Beyonce tha se kërkon nga jeta gjëra më të thella se këto pasi jeta i ka mësuar shumëçka s’dinte që i duhej.

“Suksesi për mua tani ka pamje tjetër. Mësova se në fakt dhimbja dhe humbjet janë një dhuratë. Abortet më mësuan që duhet të isha “nëna” e vetes sime, pasi të isha nëna e dikujt tjetër.Pastaj, erdhi Blue dhe qëllimi im i jetës ndryshoi. Unë vdiqa dhe rilinda përsëri në marrëdhënien time dhe kërkesat ndaj vetes u bënë edhe më të forta.