MPB: Të mos përdoren kapsolla dhe të paraqitet shitja e tyre

11-22-46-mpb-te-mos-perdoren-kapsolla-dhe-te-paraqitet-shitja-e-tyre_5df0bdb17c2b5.jpeg

Ministria e Punëve të Brendshme në prag të festave të fundvitit sot bëri thirrje të mos keqpërdoren kapsollat dhe të paraqitet shitja e tyre. Tregoi për të dhënat statistikore sipas të cilave mbi 150.000 njerëz në botë çdo vit mbeten invalidë për shkak të përdorimit të kapsollave, ndërsa 80 për qind prej tyre janë fëmijë.

“Përdorimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndëshkueshëm në pajtim me Ligjin për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, Ligjit për mbrojtje nga materiet shpërthyese dhe Kodi penal i Republikës së Maqedonisë. U bëjmë thirrje qytetarëve t’i respektojnë rregullat ligjore dhe të bashkëpunojnë me policinë, nëse vërejnë persona të cilët shesin mjete piroteknike dhe t’i paraqesin tek nëpunësit policorë personalisht apo përmes numrit të telefonit 192. U bëjmë thirrje posaçërisht të miturve të mos përdorin kapsolla, sepse ato paraqesin rrezik për shëndetin e tyre”, kumtojnë nga MPB.

Si edhe çdo vit, në prag të festave të fundvitit, departamentet për preventivë pranë Sektorëve për punë të brendshme zbatojnë fushata, përpunojnë fletushka dhe pllakate dhe mbajnë ligjerata të ndryshme përmes të cilave tregojnë për pasojat e mundshme nga përdorimi i mjeteve piroteknike. Stacionet policore, ndërkaq, me kryerjen e kontrolleve të aksionit po punojnë në zbulimin dhe sanskionimin e personave të cilët kryejnë shitje ilegale të mjeteve piroteknike.