Rikthehet “Kafeneja Jonë”, por nuk do të transmetohet në RTK

kafeneja jone

Seriali më i shikuari kosovar, po rikthehet me 31 dhjetor. Në natën e ndërrimit të motmoteve, “Kafeneja Jonë” do të shfaqet në ekranet e televizionit T7.

Seriali “Kafeneja Jonë” është ndër serialet më të pëlqyera në Kosovë dhe rajon, i cili tash e një kohë nuk ka vazhduar me episoda të reja.

Aktorët e këtij seriali kanë vendosur të bëhen edhe një herë bashkë, për të sjellë një episod në natën e Vitit të Ri.

E këtë episod festiv, ata kanë vendosur ta shfaqin në televizionin T7.

Përveç në T7, “Kafeneja Jonë” do të shfaqet edhe në Gjirafa.