Vesel Memedi rizgjedhet në krye të RDK-së, ja porosia e tij

vesel memedi

Vesel Memedi, nga ana e 600 delegatëve nga kongresi i dytë, është zgjedhur për kryetar të Rilindjes Demokratike Kombëtare. Në Kongresin e dytë, si mysafir morën pjesë përfaqësues të lartë të partive politike dhe maqedonasve në vend, si dhe mysafir nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, përfaqësues të sektorit joqeveritar, ambasador dhe mediume. Kongresin e përshëndetën përfaqësues të partive politike në Maqedoni, Kosovë, Shqipëri, Mali i zi, si dhe përfaqësues të përfaqësive të ambasadave në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të tjerë të faktorit ndërkombëtar. Delegatët e Kongresit të dytë të RDK-së, zgjodhën edhe 90 anëtar të Kuvendit Qendror të cilët në mbledhjen e ardhshme do të zgjedhin Kryesinë Qendrore, Sekretarin gjeneral si dhe kryesinë e ngushtë. Delegatët njëkohësisht sollën vendime për propozim ndryshimet për Statutin dhe Programin e partisë. Memedi theksoi se RDK përbëhet prej tri shtyllave kryesore, të krijojmë njerëz me taban të thellë kombëtar dhe fetar, të çlirojmë partinë dhe institucionet e vendit nga intelektual lajkatar dhe intrigues, por të ofrojmë intelektual të vërtetë që do të jenë prijës të rreshtave drejt të vërtetës, si dhe të ofrojmë djem dhe vajza të reja që do të ofrojnë ide kreative, të gjitha në vijë të kombit dhe fesë. Kryetari Memedi përfundoi me mesazhin drejtuar kuvendarëve të Sarajit se, RDK nuk do të lejoj që njerëzit e sakrificës në kohën e komunizmit, të vazhdojnë të sakrifikojnë edhe më tutje në kohën e demokracisë, dhe do të bëj çmos që fëmijët e komunistëve mos ti shohin frutat e demokracisë pa u penduar tërrësisht, si prindërit e tyre në kohën e komunizmit.