Hapet shtëpia e kulturës në fshatin Negotinë

pallati-i-kulturess-804x380

Ministria e Kulturës dhe Komuna e Vrapçishtes kanë lëshuar në përdorim Shtëpinë e Kulturës në fshatin Negotinë, Komuna e Vrapçishtës. Shtëpia e Kulturës e rikonstruar është e përshtatshme për shfaqje teatrale, galeri, bibliotekë, festivale si dhe evente të tjera kulturore. Ministri I Kulturës, Hisen Xhemaili, gjatë ceremonies së hapjes, tha se rinovimi i Shtëpisë së Kulturës është një realizim konkret i bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të pushtetit qendror me pushtetin lokal dhe premtoi se do të vazhdoj të mbështesë veprimtarinë kulturore të banorëve të këtij rajoni.

Hysni Ismaili, Ministër i Kulturës

“Rindërtimi I këtij objekti është një iniciativë programor I Ministrisë së Kulturës në aspektin e investimeve kapitale, donacioneve kapitale, që sot arritëm ta realizojmë, gjë që arritëm të realizojmë jo për 18 vite por, vetëm për 18 muaj dhe vetëm me 18 milionë denarë. Edhe në të ardhmen besoj se kjo godinë do të jetë një vatër që do ta pasuroj jetën kulturore të banorëve të kësaj ane, të banorëve të Negotinës dhe Komunës së Vrapçishtes”.

Ndërkohë, kryetari I Komunës së Vrapçishtes, Isen Shabani, në fjalën e tij tha se rikonstruimi I pallatit të kulturës ka qenë një kërkesë e kahtmotshme e qytetarëve, pasi që kur është ndërtuar ai, në vitet e 70’ nuk ka pasur më investim konkret.

Isen Shabani, Kryetar i Komunës së Vrapçishtes

“Unë do ta përshkruaj në fjalë të shkurtra investimin që është bërë në përmasa të mëdha në gjithë objektin. Dmth nga izolimi termik jashtë, dritare katërstinore gjysëm të blinduara, fasadim të ri komplet, binën ku jemi tani, sallën me karrike të reja, panelet akustik, zërimi e kështu me rradhë”.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe programi i pasur i nxënësve të shkollave të këtij rajoni, të cilët me këtë rastë, performuan para publikut recitale e valle me motive popullore e patriotike.

Shtëpia e Kulturës “Shota” ishte ndërtuar në vitin 1978 me iniciativën e banorëve të fshatit Negotinë, Pollog, në formë të vetëkontributit./Shenja/