Mozzik harron Loredanen, këngë me Taynan

tayna

Mozzik duket se nuk do të këtë më duete me Loredanën, me të cilën ka edhe një vajzë

Reperi, i cili ishte adoptuar për mrekulli në Zvicër dhe kishte krijuar disa hite me Loredanën, ka disa muaj që i ka dhënë fund lidhjes se tij me gruan e tij.

E tani ai ka vazhduar karrierën e tij me disa projekte në Kosovë.

Por, tani Mozzik do të jetë i ftuar në një këngë të reperes Tayna, një lloj rivale për Loredanën, e kjo këngë po cilësohet edhe një “mega hit” nga menaxheri i Taynas.

“Edhe ti” pritet që të quhet kënga e që pritet të vije bashkë me videoklip shumë shpejt. /GazetaExpress/