Trajkovski as sot nuk u paraqit në gjykatë, nesër do të shoqërohet me polici

IMG_20200114_131206.jpg


Toni Trajkovski nesër do të shoqërohet me polici në Gjykatën Penale, sepse as sot nuk u paraqit në seancën gjyqësore për rastin TNT.


Avokati i tij Stavrevski tha se nuk ka pranuar thirrje, ndërsa gjykatësi Stavrev iu përgjigj se ka qenë i ftuar në mënyrë të rregullt. Sipas Stavrev korrieri gjyqësor ka trokitur në adresën që ka paralajmëruar se jeton Trajkovski, por se askush nuk i ka hapur dorën.


Sot seanca për rrënimin e paligjshëm të kompleksit “Kosmos”, të Fijat Canoskit duheshe të nisë nga fillimi, pasi dje gjykatësja porotë Liljana Ivanovska dha dorëheqje të parevokueshme.