Zaev ftohet si dëshmitar në rastin “Monstra”

zaev-sud.jpg


Kryetari i
LSDM-së Zoran Zaev është ftuar të dëshmojë
në seancën e radhës për rastin “Monstra”, me
kërkesë të prokurorit Gavrill Bubevski.


Me kërkesë të Prokurorisë është ftuar edhe
Zvonko Kostovski, Zoran Trajkovski, Zoran
Vellkovski dhe Ljupco Todorovski. Gjykata i
pranoi këto kërkesa..


Zaev dhe Kostovski janë ftuar për të
dëshmuar në lidhje me atë se si kanë marrë
bisedat e përgjuara, për vrasjen e pesëfishtë
në Smillkovë.


Ndërsa Vellkovski është ftuar si denoncues i
ngjarjes.


Me kërkesë të prindërve të personave të vrarë,
dëshmitarë shtesë do të jetë edhe Aleksovski,
i cili ka qenë bashkëpunëtor i ish-presidentit
Gjorge Ivanov.