45 persona do të hidhen në Vardar për të kapur kryqin

14-31-49-hedhja-e-kryqit.jpg


Janë paraqitur dyzetë e pesë persona për kapjen e kryqit në Vardar në Shkup


Dyzetë e pesë persona deri më tani janë paraqitur për pjesëmarrje në hedhjen tradicionale të kryqit në Shkup më 19 janar në festën e Ujit të Bekuar, informuan sot për MIA-n nga Dioqeza e Shkupit.


“Aplikuesit duhet të jenë të moshës mbi 18 vjeçare. Deri më tani mes aplikuesve nuk ka gra. kandidatët së pari bëjnë kontroll mjekësor falas në Mjekësinë sportive, i cili është i obligueshëm, pas çka paraqiten në Kryepeshkopata maqedonase”, informojnë nga Dioqeza e Shkupit.


Paraqitja filloi më 2 janar, ndërsa përfundon më 17 janar.


Hedhja e kryqit në ujërat e Vardarit do të jetë më 19 janar në mesitë nga ura tek hoteli “Holidej In” dhe do ta kryejë kreu i Kishës ortodokse maqedonase z.z. Stefan.