Ndodh dhe kjo: Amerikani kërkon nga gjykatësi t’ia mundësojë luftimin me shpata me ish-bashkëshorten

12-42-02-Amerikani-600x360-1.jpg


Një burrë nga Kansasi i Shteteve të Bashkuara ka kërkuar nga një gjykatës në Iowa që t’ia mundësojë luftën me shpata me ish-bashkëshorten dhe avokatin e saj si mënyrë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ligjore mes tyre.


David Ostrom, 40 vjeç, nga Paola e Kansasit, tha në gjykatë se ish-bashkëshortja 38-vjeçare, Bridgette Ostrom, dhe avokati i saj, Matthew Hudson, e kanë shkatërruar atë ligjërisht.


Sipas tij, gjykatësi ka të drejtë me ligj që t’i lejojë palët që mosmarrëveshjen mes vete ta zgjidhin në fushëbetejë, duke shtuar se një veprim i tillë asnjëherë nuk ka qenë i ndaluar në Shtetet e Bashkuara.


Ai gjithashtu kërkoi 12 javë afat në mënyrë që të gjente shpata të samurajëve japonezë, të cilat do të përdoreshin në këtë përballje.Ish-çfiti kishin mosmarrëveshje në lidhje me vizitat pagesën e taksave.


“Mendoj se i jam kundërpërgjigjur absurditetit të avokatit Hudson me absurditetin tim”, tha Ostrom, duke shtuar se ish-bashkëshortja e tij mund ta vendosë avokatin në dyluftim me të.


Sidoqoftë, duket se dëshira e tij nuk do të plotësohet. Gjykatësi i këtij rasti, Craig Dreismeier, tha se nuk do të marrë ndonjë vendim tash për tash për shkak të parregullsive që kanë bërë palët përmes lëvizjeve dhe përgjigjeve të tyre, shkruan “The Guardian”.