Ziadin Selës ia ndalin rrymën në Kërçovë

0BE979DE-DEFD-4983-89C6-B29880508271

Aleanca me aktivitete në Kërçovë, dikush ia ndal rrymën për ta penguar, thonë nga kjo parti.

Aleanca për Shqiptarët dhe krerët e saj, këtyre ditëve po realizojnë takime me qytetarë të zonës së pestë zgjedhore, konkretisht në Kërçovë. Po siç thonë nga kjo parti për in7, dikush qëllimisht ua ka ndërprerë rrymën elektrike në njërin nga objektet ku kishin planifikuar të mbajnë takim me qytetarë.

BA86FB01-7BCD-4B0F-8BEF-6F283A092B2F

Siç vërehet nga fotografitë, siguresat nga ora e rrymës janë të hequra.

“Kjo tregon se sa frikë kanë ata. Me vepra të tilla tentojnë të na ndalin hovin. Por këtë nuk mund ta arrijnë. Nuk ndalet hovi që ka marrë Aleanca për Shqiptarët dhe kjo do të vuloset më 12 Prill”, thotë për in7, Abdulla Sejdini nga Aleanca për Shqiptarët në Kërçovë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Trapçindoll, në objektin e shkollës fillore të ketij vendbanimi./in7.tv/