E tmerrshme: 20 vjeçarja nga Gostivari detyrohet për prostitucion nga burri i saj

IMG_20200116_130350.jpg


Një grua nga Gostivari e ka denoncuar burrin e saj në polici se e ka detyruar në prostitucion, pas çka dy persona janë privuar nga liria.


Sipas SPB Tetovë, gostivarasja 20-të vjeçare dje në ora 21 e 50 minuta, ka denoncuar seburri i saj 21 vjeçar i është kërcënuar dhe në disa raste e ka detyruar në marrëdhënie seksuale me shokun saj.


Sipas denoncimit, ai i ka paguar edhe kompensim të caktuar parash bashkëshortit. Të dy bashkëshorti dhe 19 vjeçari nga Gostivari, për shkak të dyshimit për involvim në rastin, janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin e policisë Gostivar. NgaSPB Tetovë informojnë se punohet nëzbardhjen e rastit.