Egzon Bejtullai “model” për prezantimin e fanellave te skuadra suedeze (FOTO)

Bejtullai22

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut tashmë ka nisur aventurën e tij në Suedi me skuadrën Helsingborgs IF. Ish-futbollisti i Shkëndijës, prej të hënën është bashkuar me skuadrën e tij të re në përgatitjet dimërore, ndërsa vlerësimi që i bëhet te skuadra suedeze shihet te fakti që sot pikërisht tetovari është “përdorur si model” për prezantimin e fanellave të reja parasezonale të Helsingborgs IF.