Mjegull në shumë akse rrugore të RMV-së

09-27-08-715B33323427B30E434A5D4AC83D2B7F.jpg


Dukshmëri të zvogëluar në akset rrugore për shkak të mjegullës deri në 50 metra ka në akset rrugore Tetovë-fshati Gajre, Kulla-Katllanovë, Ohër, Strugë, Shtip dhe dukshmëri deri në 100 metra ka në Stracin, Saramzalinë, Veles, Makedonski Brod, Kriva Pallankë, Tetovë, Gostivar, Manastir, Resnjë dhe Kërçovë.


Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, kryesisht nëpër rrugë të lagështa.


Për shkak të dukshmërisë së zvogëluar nga mjegulla në shumë akse rrugore në shtet, nga LAMM rekomandojnë vozitje të kujdesshme.