Personat që përdorin fotoshop janë më pak të lumtur

modelet

Një bel i hollë, këmbët e gjata, sytë e mëdhenj dhe një imazh tërheqës-kjo është ajo çfarë shumica e përdorusve të rrjeteve sociale përpiqen të publikojnë në llogaritë e tyre. Të gjithë mund të kemi defekte sa i përket pamjes së jashtme, mirëpo Photoshop-i i”zhduk” ato. Nuk e dimë sesa ju e përdorni këtë aplikacion, mirëpo ky veprim mund të fshehë probleme serioze që lidhen me shëndetin mendor dhe vetë-përceptimin.

Është koha për të mësuar më shumë rreth kësaj teme:

Editimi i fotove është bërë një trend
Editimi i fotove përpara publikimit në rrjetet sociale është bërë një gjë e zakonshme tek personazhet e famshëm, por edhe tek përdoruesit e zakonshëm. Në pamje të parë, ky veprim i pafajshëm mund të duket si një dëshirë e thjeshtë për të përmirësuar pamjen dhe për t’u shfaqur tek të tjerët si më të mirët. Por në realitet, pasiguria, çështjet e imazhit të trupit dhe gjendjet depresive mund të fshihen pas gjithë kësaj.

Selfiet mund të ulin humorin tuaj
Nëse bëni selfie çdo ditë, ky ritual mund t’i bëjë njerëzit të ndihen jo në humor të mirë dhe të dekurajuar. Rrjetet sociale rrisin përqëndrimin në pamjen tonë dhe kjo gjë ndikon veçanërisht tek vajzat e reja. Një selfie e bukur është mjet ideal për të krijuar një përshtypje të mirë tek njerëzit që na ndjekin. Vajzat e reja kanë tendencë të postojnë më shumë foto selfie se kushdo tjetër.

Njerëzit duan të duken perfektë
Ka disa programe siç ju e dini që ndryshojnë tiparet e fytyrës dhe krijojnë një pamje perfekte, por largohen nga realiteti. Ju vërtet mund të dukeni bukur në sytë e të tjerëve, por nuk jeni ju.